-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paketa fiskale, Tabaku: Qeveria çon lekët e shqiptarëve për klubin e oligarkëve

Kryesoret

Deputetja  e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një postimi në facebook shkruan se  paketa fiskale do të thellojë më shumë pabarazitë dhe ulë të ardhurat që do kenë familjet në fund të muajit.

Statusi i plotë:

Përtej zhurmës, baltës, rrëmujës e lajmeve të zakonshme politike qytetarëve i intereson sa taksa do paguajë vitin e ardhshëm.

Në një vit të vështirë ekonomik, ku duhej që përpjekjet të drejtoheshin për të ulur pabarazitë, e efektet e krizës të zbuteshin, Paketa Fiskale do të thellojë më shumë pabarazitë dhe ulë të ardhurat që do kenë familjet në fund të muajit;

Në një vit ku këstet e kredisë për çdo shqiptar që ka marrë një kredi për shtëpinë apo kredi të tjera do të rriten;

Në një vit ku inflacioni dhe çmimet do të rriten me të përpjetë të madhe qeveria do vazhdojë të rrisë taksat për shqiptarët, sidomos shtresën e mesme;

Dhe të mendosh që 130 mln euro që do të marrë nga taksat e shtresës së mesme apo familjet shqiptare do të shkojnë 90% për të dyshuarit e përhershëm; Klubin e Oligarkëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit