Një i ri është kapur në flagrancë nga policia e Elbasanit.
36-vjeçari është arrestuar këtë të diel, pas denoncimit të bashkëshortes së tij. “Blutë” ndërhynë në kohë dhe i vunë prangat të riut.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.