-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, PD: ERE është kthyer në një vegël të Ramës

Kryesoret

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Lisandër Hoxha tha se ERE në shkelje të plotë të ligjeve është kthyer në një vegël të qeverisë së Edi Ramës.

Hoxha gjithashtu shtoi se për rritja e çmimit të energjisë elektrike është e paligjshme dhe e pa konsultuar me grupet e interesit, ndërsa nënvizon se edhe sikur të ishte ndjekur procedura e sipërpërmendur, rrethanat nuk e justifikojnë rritjen e saj.

Siç është njoftuar nga Qeveria Rama, çmimi i energjisë elektrike do të ndryshojë nga data 1 Nëntor.

Enti Rregullator i Energjisë, në shkelje të plotë të ligjeve të vendit është kthyer nga një institucion i pavarur, në një vegël të qeverisë Rama dhe mafies së energjisë elektrike.

Procedura për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është e paligjshme dhe e pa konsultuar me grupet e interesit. Edhe sikur të ishte ndjekur procedura me përpikmëri, rrethanat nuk e justifikojnë rritjen e saj.

Nga të dhënat e siguruara nga Partia Demokratike, në 8 mujorin e këtij viti është prodhuar nga tregu i rregulluar dhe KESH rreth 3.79 TË/h.

Nga ana tjetër, OSHEE, për këtë 8 mujor, ka shitur për tregun e rregulluar rreth 3.01 TË/H (për abonentin familjar, privat, buxhetorin dhe jobuxhetorin). Kjo do të thotë se kemi prodhuar më shumë energji nga sa ka qenë nevoja e konsumatorëve.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është një kërkesë që vjen nga mungesa e prodhimit dhe kriza e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë, por buron drejtpërsëdrejti nga keq menaxhimi dhe vjedhja sistematike që i bëhet këtij sektori.

Vjedhjet me blerjen e energjisë janë ndër arsyet kryesore që e detyrojnë qeverinë të faturojë qytetarët për të mbuluar abuzimet.

Në këtë 8 mujor është blerë në tregun e liberalizuar rreth 1 TË energji me vlerë 416 milion euro,” tha ndër të tjera Hoxha.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit