Sot jemi zyrtarisht me orën dimërore. Në orën 3:00, akrepat e orës shkuan një orë pas.
Kalimi nga ora verore në orën dimërore për herë të parë u vu re në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore dhe deri tani është vendosur në rreth 70 vende, kryesisht në hemisferën veriore.
Kujtojmë se nga viti 2021 vendet e BE-së, secila veç e veç, do të vendosin nëse do të ndjekin praktikën e ndryshimit të orës, apo do të aplikojnë orën sipas kalendarit.
Ndryshimi i kohës në Evropën Perëndimore u vendos në fillim të viteve 1970 me arsyetimin se me atë zgjatet dita, mundësohet kursimi i energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.