“Kurrë nuk pa pasur Shqipëria, qeveritarë korruptiv si këta. Etërit e tyre ishin mizor, gjakësor, por ju garantoj se të gjithë së bashku me në krye Enver Hoxhës, të marra në 20 vite nuk kanë shpenzuar në tërësi aq sa ka shpenzuar Edi Rama, 22 mln euro për udhëtime.
A mendoni ju se ka fëmijë të sëmurë në këtë vend, që nuk gjejnë ilaçet më jetike për shpëtimin e jetës së tyre.
A mendoni ju se ka njerëz që numërojnë kafshatën. A mendoni ju, se shndërruat këtë komb, në kombin e gomoneve. Me këto vjedhje e abuzime, përzutë nga Shqipëria nga 2014 e deri më sot, 744 mijë shqiptarë dhe nuk guxoni ti thoni një fjalë të vetme Edi Ramës.
E dëgjoni se çfarë gjuhe përdor ai. Pse çfarë kujtoni se ne të tjerët nuk i njohim në fjalor ato fjalë? Por ne nuk i themi se nuk duam që hapësira informative publike të ndotet siç e ndot ai. Dhe përpiqet me këtë të mbulojë abuzimin e tmerrshëm.” tha Berisha.