Briken Sanaj 39-vjeç u ekzekutua mbrëmjen e djeshme te zona e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.
Autorët dogjën makinën dhe ia mbathën pa gjurmë. Policia nuk ka asnjë të arrestuar. Viktima njihej edhe me dy emra të tjera.
Emri i tij i parë ka qenë Skerdi Sanaj, më pas e ka ndryshuar në Briken sikur njihet zyrtarisht me dokumente.
FOTO/ Plumba pas dasmës! Ky është lezhjani që u ekzekutua në Tiranë
Por në rezidencën “Kodra e Diellit” ai njihej me emrin Anton Gjini. Zyrtarisht viktima nuk figuron në kartotekën e policisë për precedent.
Por përse e ndryshoi emrin atëherë? E shkuara dyshohet se mund të fshihet pas vrasjes mbrëmjen e djeshme.
Ai jetonte në Itali me familjen dhe ishte kthyer për dasmën e shokut të ngushtë në Lezhë.
Në Shqipëri emri i tij është lakuar vetëm për një konflikt që u akuzua i vëllai disa vite më parë. Por nuk përjashtohet mundësia e konflikteve jashtë vendit.
Ndjekje, pritë dhe plumba, si ndodhi vrasja në Tiranë? Flet gruaja dhe fqinjët
Skema si u vra
Briken Sanaj 39-vjeç u qëllua me tre plumba në kokë dhe trup duke humbur jetën. Ai sapo ishte kthyer nga një dasmë në Lezhë. Futi makinën në garazh dhe ngjiti familjet në apartament. Më pas zbriti për t’u drejtuar për një lokal pranë zonës së Kodrës së Diellit për të takuar disa shokë.
Por killerat e kishin ndjekur hap pas hapi dhe i bënë pritë duke e qëlluar për vdekje. Më pas u largua për disa metra në këmbë. Pak metra më tej nga Kodra e Diellit i priste një makinë tip Benz më të cilën u arratisën.
Makina u gjet e djegur me një kallash brenda në Kashar. Gruaja e viktimës dhe fqinjët kanë dhënë dëshmitë lidhur me ngjarjen. 39-vjeçari jetonte prej 1 viti te rezidenca e Kodrës së Diellit në Tiranë.
Dasma që u kthye në tragjedi! Kjo është makina në flakë e vrasësve te “Kodra e Diellit”