-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dasma që u kthye në tragjedi! Kjo është makina në flakë e vrasësve te “Kodra e Diellit”

Kryesoret

“5pyetjet.al” publikon pamjet e momentit të djegies në Kashar të makinës së autorëve të vrasjes së Briken Sanajt. Makina tip “Benz” u gjet e djegur pas ngjarjes në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një kallashnikov.

Ekzekutimi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme te Kodra e Diellit tronditi Tiranën. Briken Sanaj 39-vjeç u qëllua me tre plumba në kokë dhe trup duke humbur jetën.

Ai sapo ishte kthyer nga një dasmë në Lezhë. Futi makinën në garazh dhe ngjiti familjet në apartament. Më pas zbriti për t’u drejtuar për një lokal pranë zonës së Kodrës së Diellit për të takuar disa shokë.

Por killerat e kishin ndjekur hap pas hapi dhe i bënë pritë duke e qëlluar për vdekje. Më pas u largua për disa metra në këmbë. Pak metra më tej nga Kodra e Diellit i priste një makinë tip Benz më të cilën u arratisën.

Gruaja e viktimës dhe fqinjët kanë dhënë dëshmitë lidhur me ngjarjen. 39-vjeçari jetonte prej 1 viti te rezidenca e Kodrës së Diellit në Tiranë. Briken Sanaj njihej nga rojet e rezidencës me identitetin Anton Gjini, por në dokumentet zyrtare emri i tij është Briken Sanaj.

Briken Sanaj nuk rezulton person me precedentë penalë, ndërsa në 2012-n vëllai i tij ka plagosur një person në Lezhë.

Megjithatë momentalisht mbetet e paqartë nëse pas këtij atentati qëndron hakmarrja apo konfliktet e mundshme të viktimës. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndjekje, pritë dhe plumba, si ndodhi vrasja në Tiranë? Flet gruaja dhe fqinjët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit