-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Është vit sakrifice”, nuk ndalen protestat në Iran: Vdekje udhëheqësit tonë

Kryesoret

Pavarësisht kërcënimeve të komandantit të IRGC-së Hossein Salami Kryengritja e studentëve në të gjithë Iranin vazhdon.

Kur jemi në ditën e 46-të protestave studentët nuk u tërhoqën dhe pas kërcënimeve të ashpra që erdhën dy ditë më parë nga Garda Revolucionare se nuk do të ketë mëshirë dhe se do të qëllohet ndaj çdo kujt që rrezikon stabilitetin e vendit.

Protestat ditën e sotme u zhvilluan në shumë universitete në të gjithë vendin, duke përfshirë Zand në Shiraz, Bu-Ali Sina në Hamadan, Kolegjin Teknik të Vajzave në Sanandaj, Shkollën Abu Reyhan të Universitetit të Teheranit, Allamah Tehran, Qazvin International, Montazeri Mashhad, Kampusin Imam Reza Mashhad, Universiteti i Energjisë Elektrike dhe Kompjuterike, Shkenca Mjekësore Gilan, Azad Lahijan, Fakulteti i Arteve dhe Arkitekturës i Hamadanit, Sadra Shiraz, Mazandaran, Azad Parand, Zanjan, Pars Art dhe Arkitekturë, Azad Teheran Veri, Azad Karaj, Shkencë dhe Kërkim dhe Ferdoësi të Mashhadit.

“Ky vit është vit sakrifice. Vdekje udhëheqësit tonë. Sejjid Ali (Khamenei) do të rrëzohet”, dëgjohen të thonë studentët.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit