Kryetari i PD-së, Sali Berisha i kërkoi sot Edi Ramës dorëheqjen dhe largimin nga detyra duke e akuzuar për fluturimet me charter. Ai tha se në 12 nëntor, që do të zhvillohet protesta kombëtare, qytetarët do i japin përgjigjen e merituar.
“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë sepse është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me çarter 137 udhëtime. Nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me çarter.
22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i frenuar, janë më shumë se ka shpenzuar Byroja Politike e diktaturës në 20 vite. Një gjakpirje ndaj pensionistëve, mjekëve, pedagogëve.
Për të gjitha këto, Edi Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se çarteri ‘Ismaili’ i është dhënë për promovim të avionit, pacaka se avioni në një udhëtim shpenzon 150 mijë euro minimumi.
Qejfli i madh promocioni po del. Turpi i turpeve. Edi Rama për të mbuluar këtë skandal, faktin që ka përdorur çartera sa të gjithë kryeministrat e Europës së bashku, e detyron të flasë ashtu siç i kanë thënë sikur ka traktin tretës në gojë, si pjesë fundore. Por as me këto nuk i largon këto. Ai duhet të largohet si kryeministër” tha ai.
LIVE-Berisha: Bllako doli, tani Gugallja-Zoto-Mërtiri i kërkojnë Ramës heqjen e akuzave