Qindra qytetarë dhe anëtarë të Partisë Socialiste të Tiranës janë mbledhur sot pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të mbështetur kryebashkiakun Erion Veliaj.
Ata kanë shprehur solidaritetin e tyre ndaj Veliajt dhe kanë brohoritur në shenjë përkrahjeje. Kryebashkiaku i Tiranës, i arrestuar më 10 shkurt për akuza të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë.
Po ashtu, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është paraqitur në gjykatë, ku është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”. Në GJKKO janë paraqitur gjithashtu 5 biznesmenë të tjerë, të cilët janë nën hetim dhe disa janë në masa sigurimi.