-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është gjyqtari që SPAK e çoi në gjyq? Lidhja me Ben Qimen, Gërdeci dhe 21 Janari

Kryesoret

Sot Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion njoftoi se mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi. Ai do të përballet me akuzën e fshehjes së pasurisë. Gjyqtari u shkarkua në korrik të 2018-ës. Asokohe sipas KPK-së, gjyqtari Selimi rezultoi se e kishte rritur pasurinë e tij familjare me 37 herë gjatë karrierës. Në fund të vitit 2017, pasuria e tij llogaritej në vlerën e 58.5 milionë lekë.

Selimi deklaroi se është pronar i një pike karburanti në ½ e pjesës takuese. Pjesën tjetër e ka bashkëshortja e tij. Kjo pikë karburanti është blerë nga një bankë e nivelit të dytë me një vlerë prej 125 mijë eurosh. Ai ka deklaruar edhe një kredi në vlerën 6 milionë lekë si edhe një automjet “Citroen” të blerë për 450 mijë lekë.

Por ajo që e dogji ishte raporti i DSIK-së. Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit i cili po asiston Shqipërinë në procesin e vetingut asokohe dha një informacion të marrë nga shërbime të huaja të inteligjencës sipas të cilit Selimi kishte ndikuar në mënyrë të paligjshme për mos-ekstradimin në vitin 2015 drejt Italisë të Arben Isufajt, i cili është dënuar në vendin fqinj për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, shkruan BIRN.

Sipas ONM-së në vitet 2010-2012 subjekti ka përdorur një makinë në emër të A.Sh, i cili është dhe shoferi i Arben Isufajt, i njohur gjithashtu si “Ben Qimja”. Subjekti sipas KPK-së  ka pasur kontakte të papërshtatshme me Arben Isufajn, i cilësuar si anëtar i krimit të organizuar.

Edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, institucioni shqiptar që përpunon të dhënat sekrete të shtetit, raportoi në Komision një listë të gjatë me të dhëna që tregonin lidhjet e gjyqtarit me krimin.

Në raportin e saj Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka cilësuar gjyqtarin Selimi si të ‘papërshtatshëm’ për shkak të një seri kontaktesh jo rastësore me përfaqësues të krimit të organizuar dhe dyshime për përfshirje në korrupsion pasiv në më shumë se një rast, duke e cilësuar gjyqtarin si “një person me tendenca për përfshirje në veprimtari kriminale’ ose ‘që mund te vihet nën presion nga krimi i organizuar.”

Selimi ka pasur në gjykim disa dosje të bujshme; Dritan Dajtin, të akuzuar për vrasjen e katër policëve në Durrës, Arben Frrokun, si edhe ka gjykuar edhe Bandën e Durrësit. Gjyqtari Selimi ka gjykuar edhe çështje korrupsioni gjyqtarësh, siç është rasti i Majlinda Andreas, por edhe çështje sensitive si “21 Janari” dhe “Gërdeci”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit