Ditën e sotme kryeministrja e re italiane Giorgia Meloni pritet të firmosë vendimet e para të qeverisë.
Vendimi i parë i qeverisë Meloni është rikthimi i burgimit të përjetshëm, për të gjithë ata mafiozë, bosa mafiozë, terroristë e kriminelë të dënuar për krime të rënda, e që nuk kanë bashkëpunuar me drejtësinë.
Drafti i përgatitur, parashikon se të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të përfitojnë benefite e leje dalje, vetëm në rast se vërtetohet ndërprerjen e lidhjeve të tyre me klanet mafioze.
Ky vendim synon të pengoj hapjen e dyerve të burgut për 1200 mafiozë, terroristë e kriminelë të rrezikshëm, të dënuar me burgim të përjetshëm, të papenduar për krimet e tyre e që mund të përfitonin nga lehtësime të reformës në drejtësi, hartuar nga qeveria e mëparshme.
Nje tjetër vendim i rëndësishëm që pritet të firmoset në draftin e parë të ekzekutivit Meloni, është sistemi i shëndetësisë.
Qeveria e re synon të nis një strategji të re në përballimin e pandemisë Covid 19, e cila do të kërkoi heqjen e rregullave shtrënguese e detyrimet e së shkuarës, bazuar në sensin e përgjegjësisë individuale.
Ligji do të hyj në fuqi prej datës 1 nëntor 2022, qeveria italiane heq detyrimin e vaksinimit për punonjësit shëndetësorë, si dhe gjobat e parashikuara për ata që nuk kishin zbatuar këtë detyrim.