-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të ikin shqiptarët”/ Zyrtarja e lartë britanike: Vendi përballë një “pushtimi” nga azilkërkuesit!

Kryesoret

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha se vendi përballet me një “pushtim” nga njerëzit që përshkojnë me varka kanalin e Lamanshit, ndërsa reagoi ndaj presionit në rritje për shkeljet e saj të përsëritura të sigurisë.

Braverman u riemërua ministre e Brendshme nga Kryeministri Rishi Sunak javën e kaluar, gjashtë ditë pasi ajo dha dorëheqjen nga i njëjti post për shkak të dërgimit të një dokumenti qeveritar nga emaili i saj personal në kundërshtim me rregullat.

Duke reaguar në parlament ndaj kritikave se nuk kishte marrë parasysh këshillat ligjore lidhur me ndalimin e zgjatur të migrantëve në një qendër azili në Britaninë jugore, zonja Braverman tha se sistemi aktual është “jofunksional” dhe “jashtë kontrollit”.

“Le të ndalojmë së pretenduari se ata janë të gjithë refugjatë në gjendje të vështirë, i gjithë vendi e di se kjo nuk është e vërtetë,” tha ajo.

Partitë e opozitës dhe madje edhe disa anëtarë të parlamentit në Partinë Konservatore në pushtet kanë vënë në pikëpyetje se zonja Braverman është personi i përshtatshëm për postin.

Të hënën, zonja Braverman pranoi se kishte dërguar dokumente zyrtare qeveritare në adresën e saj personale të emailit gjashtë herë, duke ngjallur shqetësime të reja për shkeljet e rregullave të ministrisë ndërsa ishte në krye të sigurisë së vendit.

Ajo e mbrojti vendimin e saj për mbajtjen e mijëra vetëve në një qendër migrantësh në Kent pasi disa nga kolegët e saj e akuzuan atë për injorimin e qëllimshëm të këshillave ligjore për transferimin e njerëzve nga qendra në hotele.

“Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime”, tha ajo. /VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit