-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në Indi, mbi 100 persona të vdekur pas rrëzimit të urës

Kryesoret

Më shumë se 100 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një ure mbi lumë, në perëndim të Indisë, kanë raportuar mediat lokale të hënën.

Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Morbi, qytet në rajonin indian Gujarat.Mediat në Indi kanë thënë se 141 njerëz kanë vdekur dhe 177 kanë shpëtuar, pas rrëzimit të urës, e cila është rinovuar së voni.

Sipas raportimeve në media, numri i të plagosurve ka shkuar në 100. Disa njerëz janë të zhdukur. Në kohën e rrëzimit të urës, besohet se mbi 500 njerëz kanë qenë mbi të.

Ura ka qenë e gjatë 232 metra. Autoritetet kanë thënë se kanë nisur hetimet për këtë rast. Zyra e kryeministrit indian, Narendra Modi, ka thënë në Twitter se familjet e viktimave do të kompensohen./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit