Katër shqiptarë, mes tyre tre fëmijë humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik mbrëmjen e djeshme në Itali. Mediat italiane kanë publikuar emrat e shqiptarëve që humbën jetën në Reggio Emilia.
Viktimat janë Shane Hyseni 22 vjeçe, djali i saj, Mattias Lame 2 vjeç si dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana Hyseni 8 vjeçe dhe Resat Hyseni 11 vjeç.
I plagosur mbeti partneri i 22-vjeçares, një 30-vjeçar, i cili drejtonte makinën tip “Fiat”. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Deri më tani është mësuar se shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin e një shtëpie të pabanuar. Përplasja ka qenë fatale.
Tragjedi shqiptare në Itali! Tre fëmijë dhe një grua vdesin në aksident (FOTO)