-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Dua një analizë të thellë të procesit të fiskalizimit

Kryesoret

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe foli në Komisionin e Ekonomisë, mbi akcizën e Prezantimi i 3 projektligjeve që përbëjnë Paketën Fiskale 2023 u shoqërua me debate në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend.

Braçe, kërkoi që ligjet të prezantohen dhe diskutohen pasi t’i bëhet një analizë e thellë procesit të fiskalizmit.

“Mendoj se isha i qartë për një analizë të procesit të fiskalizimit, kjo që është këtu me paragrafe nuk mendoj se është analizë. Do doja një analizë të procesit të fiskalizimit sipas sektorëve por edhe rezultatet e arritura.

Pastaj ç’kuptim ka procesi? Sepse jam i bindur se edhe të tre ligjet që diskutojmë sot por edhe ligji i tatimit mbi të ardhurat ka impakt në procesin e fiskalizimit kështu që do doja dicka tjetër komplet.”-tha Braçe në fjalën e tij

Ishte deputetja socialiste ajo që tha se sa i takon ndryshime në ligjin për tatimet qartësohen të drejtat e administratës tatimore në lidhje me kontrollin e individëve të cilët siguronin të ardhura të tatueshme.

Mes propozimeve të këtij projektligji ishte edhe vendosja e detyrimit për tatimpaguesit të cilët kartëmonedhat e fituara gjatë ditës duhej t’i transferonin në bankë.

“Projektligji propozon që të mundësoje një saktësim te përkufizimeve unifikohet persona rezidente dhe jo rezidentë. Shton dhe qartëson te drejtat e administratës tatimore ne kontrollin e individëve, për të parë nëse tatimet janë përllogaritur saktë.

Ka ardhur koha për të kërkuar llogari në frymë të uljes së informalitetit.

Shtimi i mundësive për një databaze të plotë të individëve që sigurojnë të ardhurat e tatueshme në republikën e Shqipërisë.

Dhënia e drejtës të administratës tatimore për të kërkuar informacione për zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi duke përfshirë bankat dhe çdo subjekt.

Saktësohet mënyra e njoftimit të kontrolleve dhe raportit përfundimtar të kontrollit tatimor. Propozohet vendosja e detyrimit për tatimpaguesit për të transferuar në llogaritë bankare, katëmonedhat që kanë fituar gjatë ditës”- u shpreh Denaj.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit