-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë po ndodh? Ronaldo humb 3 milionë ndjekës brenda 24 orëve në Instagram

Kryesoret

Pas shfaqjes së problemeve teknike në rrjetin social Instagram, profili më i ndjekur që është në pronësi të futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo, ka humbur gati tre milionë ndjekës, shkruan revista The Verge.

Ronaldo humbi deri në tre milionë ndjekës në rrjetin social të përmendur për vetëm 24 orë, ndërsa profili më i njohur, ai që është në pronësi të Instagramit, humbi gjithashtu më shumë se një milion ndjekës. (Natyrisht që nuk munguan edhe shakatë në këtë drejtim që e lidhën me injorimin që i bëri superylli ish-bashkëlojtarit Gary Neville).

Edhe pse ende nuk dihet arsyeja e problemit teknik të krijuar, shumë përdorues të Instagramit raportojnë se u janë bllokuar llogaritë dhe se nuk mund të hyjnë në këtë rrjet social.

Nga ana tjetër, ata që i janë përkushtuar pak më shumë Instagramit, kanë raportuar humbjen e ndjekësve dhe e kanë cilësuar si problem të madh, pasi e përdorin këtë rrjet social për të fituar para.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit