-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U premtonin kalimin për në Malin e Zi, policia u vë prangat 3 trafikantëve

Kryesoret

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi po transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Ata do t’i dërgonin emigrantët në Shkodër dhe më pas iu kishin premtuar kalimin për në malin e Zi.

Policia ka njoftuar se ata po përdornin dy makina dhe po transportonin 3 emigrantë.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Piqeras”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, strukturat e lartpërmendura, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan me sukses fazën e dytë të tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-R. R., 33 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, P. N., 35 vjeç dhe N. N., 38 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me 2 automjete, kundrejt fitimit, 3 emigrantë të paligjshëm,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit