I ftuar në ABC News, ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha ka hedhur poshtë hamendësimet se takimin mes tij dhe Enkelejd Alibeaj e ka kërkuar një biznesmen i fuqishëm.
Berisha theksoi se ka zhvilluar një takim për të cilën nuk përben asnjë lajm pasi është një takim si me të tjerët.
Berisha: Secili nga ata deputetët e ka derën e PD të hapur. Ne e kemi hequr nenin e përjashtimit. Drejtues të tjerë të PD në përputhje me atë statut kanë të drejtën e fraksionit. Unë kur kam hyrë në atë seli njeriun e parë që kam takuar ka qenë Alibeaj dhe Gazmend Bardhi. Për sa i përket takimit ai nuk përbën lajm. Pasi do i takoj dhe përcjellë sa herë. Do kishte sa herë bisedime dhe me cilindo eksponent të PD që shtron problemet do të ketë përherë dialog dhe bisedime. Nuk kam kërkuar ndërmjetësimin e asnjë biznesmeni. Unë nuk them që s’më ka takuar por po them se si dhe pse nuk e di. Une e them përsëri se dera e çdo njeriu është e hapur.
Berisha: Alibeaj dha përgjigje të hapur, s’pranon Statutin e 11 Dhjetorit