Një 45 vjeçar shqiptar, është arrestuar në Shqipëri pasi përdhunoi një 34-vjeçare në Greqi.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos.
“Muaji i mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruan Takis Theodorikakos në postimin e tij në Twitter.
Sipas informacioneve, Takis Theodorikakos ka biseduar tre herë me homologun e tij shqiptar dje, të hënën (31/10), duke kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit Spartak Dyrmishi tek autoritetet greke.
Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar në orën 2 të mëngjesit të sotëm dhe ia kanë dorëzuar efektivëve të ELAS-it.
Oficerët e policisë së Drejtorisë së Sigurimit të Athinës kishin konturuar plotësisht profilin e 45-vjeçarit si nga dëshmitë e dy viktimave të tij ashtu edhe nga kamerat e sigurisë të zonës ku ai operoi natën në fjalë.
Sipas informacioneve, 45-vjeçari nuk është i markuar, por dyshohet se ka problem me alkoolin, ndërsa nëna e tij me të cilën jetonte, pasi është i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, rezulton të ketë qenë viktimë e dhunës në familje, pasi autori dyshohet se ka pasur shpërthime dhune ndaj saj.