-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“PS grupi rrugaç i Ramës”, Berisha: Do jetë kohë protestash

Kryesoret

Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ka paralajmëruar se protesta e 12 nëntorit do jetë më e forta që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.

Ky shkon nga Tirana në Nju Jork dhe nga atje në Florida për të parë me 5000 euro biletë me charter. Dhe thotë pastaj se kjo më kushton sa gjysma e biletës biznes class, nuk ka njeri të tallet me qytetarët e vetë si ky në botë, nuk mund të ndodhë, urdhëroni se çfarë bën me pedagogët.

Paguan shoferin e FSHZH 4 herë më shumë se një pedagog, kjo është e qëllimshme që të shuajë universitetet. Ky po krijon pasuri përrallore për veten e tij. A e dini se nuk jepet një leje ndërtimi me sipërfaqe më shumë se 200 metra pa firmën e kryeministrit, por centralizëm i tillë nuk ka ekzistuar në asnjë diktaturë. Kjo është vetëm si të vjelësh ryshfete në 4 anët e vendit.

Ky njeri ka tejkaluar ligj e kushtetutë, norma morale dhe çdo gjë. Ky ka bërë shqiptarët të huaj në vendin e tyre. Vetë udhëton me charter, por shkolla në Kolonjë nuk ka banka.

Jemi në betejë, secili demorkat e simpatizant duhet ta tskonsiderojë se jemi në betejë, kemi caktuar datën 12 si ditën e protestës më të fuqishme që ka njohur vendi. Kjo do jetë kohë protestash, mos të kemi asnjë iluzion.

Nuk ka votim me Edi Ramën. Ky na sfidoi haptas në Peshkopi, do ta bëjmë tërmet, cunam. Nuk e imagjinoni se çfarë klubi i neveritshëm është parlamenti shqiptar, nuk ka asnjë ligj e rregull, aty është turp të futesh, nuk respektojnë asgjë. Sillen si rrugeçër, qoftë me rregulloren apo me fjalorin, me të gjitha, shkojmë për qytetarët” tha Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit