Hetuesit kanë rindërtuar dinamikën e ekzekutimit të vrasjes mbrëmjen e së dielës të Briken Sanajt, në zonën e “Kodrës së Diellit”. Policia është e bindur se veç dy autorëve, për të finalizuar vrasjen janë angazhuar dhe persona të tjerë.
Grupi hetimor po mbledh të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve në rrugën që ka kaluar makina e killerave deri tek Qafa e Kasharit ku u dogj.
Dy personat që e dërgua nnë spital kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për ndonjë konflikt të Sanajt.
Hetuesit mësohet se kanë ngritur dy pista, hasmëria që e ka zanafillën 12 vite më parë, si dhe të ndonjë konflikti të kohëve të fundit.
Megjithatë grupi hetimor ka dyshime të forta se është nxjerrë në pritë nga të njohur të tij.
Briken Sanaj që njihej edhe me emrin Skerdi Sanaj dyshohet se është ndjekur që pas dasmës së mikut të tij të ngushtë në Lezhë, deri tek banesa në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.
Banesa ku ai do të qëndronte është e shokut të tij Anton Gjini, dhe për të hyrë ai përdorte automjetin e tij dhe emrin e tij.
Por pavarësisht faktit që në zonë njihej me emrin Anton Gjini, të shokut dhe që shtëpinë me qira e kishte marrë në emrin e tij kjo nuk e ka shpëtuar.
E ndoqën si hije dhe i futën plumbat! Lotët e mikut: Ma këpute shpirtin….