Duhet të ndërmerren hapa konkretë në lidhje me eksportin e drithërave dhe plehrave, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, duke shtuar se problemet duhet të kapërcehen për të vazhduar dërgesat e grurit sipas marrëveshjes së eksportit të Detit të Zi.
Çavuşoğlu tha se presidenti turk Tajip Erdogan do të flasë në ditët në vijim me liderët e Rusisë dhe Ukrainës.
“Presidenti ynë do të bisedojë me Putinin dhe Zelenskyn në ditët në vijim ”, u tha gazetarëve ministri. “Ne besojmë se do ta kapërcejmë këtë”shtoi ai, duke siguruar se marrëveshja e grurit “u sjell dobi të gjithëve” .
Rusia njoftoi të shtunën se po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshje, e cila ka lejuar rifillimin e eksporteve të grurit ukrainas dhe është ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia në korrik.