Serbia akuzoi Kosovën për dronë fluturues brenda territorit të saj, të cilat ishin përdorur me qëllim de stabilizimin e situatës.
Po këtë pretendim KFOR e ka hedhur poshtë, duke theksuar se deri më tani nuk ka asnjë provë për këtë.
DW: Si mund të pengohet anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO?
Autoritetet serbe kanë lajmëruar se do të ngrenë avionë ushtarakë, pasi ata pretendojnë se Kosova ka ngritur dronë në afërsi të kufirit me qëllim destabilizimin e situatls.
Kosova i ka mohuar këto pretendime.
Serbia akuzon Kosovën se ka ngritur dronë për të destabilizuar situatën
Kryeministrja serbë, Ana Bërnabiç i tha për mediat serbe se çdo mjet fluturak pa pilot do të luftohet. “Nëse përsëritet një gjë e tillë ne do ta rrezojmë çdo fluturake të tillë”, tha kryeministrja serbe.
Nuk pati ndonjë reagim nga forcat paqeruajtëse të NATO-s që kanë shtuar kontrollet në veriun e Kosovës për të “ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt”.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, në një postim në rrjetet sociale hodhi poshtë pretendimet e autoriteteve serbe duke theksuar se ato synojnë krijimin e një “preteksti për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”.