Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të shkojë në Turqi nga data 3 deri më 5 nëntor, thuhet në njoftimin e Aleancës.
Stoltenberg do të takohet me presidentin turk Tajip Erdogan, ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu, ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar dhe zyrtarë të lartë turq.
Të enjten, më 3 nëntor 2022, Sekretari i Përgjithshëm do të mbajë një konferencë për shtyp me Mevlut Çavusoglu dhe të premten, më 4 nëntor 2022, do të takohet me Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, ndërsa do të vizitojë edhe Dardanelet.