-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çuçi reagon për “të bardhën” e radhës mes bananesh në Portin e Durrësit: Provë e luftës pa kompromis përballë krimit

Kryesoret

Ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas aksionit të policisë në portin e Durrësit ku u sekuestruan 33.5 kg kokainë, të fshehur në një kontejner bananesh.

Në reagimin e tij Çuçi vlerëson punën e policisë, ndërsa thekson se kjo është prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar.

Dalin pamjet/ Shikoni momentin kur qentë e Anti-drogës zbulojnë ‘të bardhën’ mes arkave të ‘BanaKing’!

“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon”, shkruan Çuçi.

“BanaKing” godet sërish, 31 kg kokainë e fshehur mes frutash

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit