-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshimet në qeveri, VOA: A po përgatitet Putini për një luftë të gjatë?

Kryesoret

Presidenti Vladimir Putin bëri ndryshime në kabinetin qeveritar të dielën duke emëruar Andrei Belousov, një ekonomist që ka mbajtur për herë të parë rolin e zëvendës kryeministrit të Rusisë, si ministër të ri të Mbrojtjes, në vend të Sergei Shoigut.

Zoti Shoigu, i vetmi anëtar i qeverisë që Presidenti Putin e zëvendësoi, u emërua Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një pozicion këshillues shumë i fuqishëm për Kremlinin, duke zënë vendin e Nikolai Patrushevit, aleat për një kohë të gjatë i Vladimir Putinit.

Njësoj si Presidenti, zoti Patrushevi më herët ka drejtuar Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë, pasardhëse e KGB-së sovjetike. Këshilli i Federatës, dhoma e lartë e parlamentit rus duhet të miratojë emërimin e zotit Belousov, një formalitet, për të cilin nuk ka dyshime.

Shërbimi rus i Zërit të Amerikës bisedoi me tre ekspertë, të cilët, njëzëri sugjerojnë se zëvendësimi i ministrit Shoigu me Andrei Belousovin tregon se zoti Putin po e përgatit vendin për një luftë të gjatë kundër Ukrainës.

Richard Weitz, drejtor i Qendrës për Analiza Politike-Ushtarake në Institutin Hudson me bazë në Uashington, vuri në dukje se prej disa kohësh kishte pasur spekulime se ishte planfikuar largimi nga detyra i Sergei Shoigut, i cili shërbeu si ministër i mbrojtjes për 12 vjet.

“Ka pasur disa shqetësime mbi ritmin e reformës ushtarake nën drejtimin e tij dhe më pas mbi dobësinë e ushtrisë ruse në muajt e parë të luftës në Ukrainë. Dhe rebelimi i vitit të kaluar nga [Yevgeny] Prigozhini dhe grupi Wagner u cilësua si përgjegjësi e Shoigut dhe shefit të Shtabit të Përgjithsëm të asaj kohe, gjeneralit Valery Gerasimov”, tha zoti Weitz për Zërin e Amerikës.

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit