-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policët italianë ‘preja’ e tij e preferuar, arrestohet në Laprakë killeri Ilir Paja! Ja pamjet e ndalimit!

Kryesoret

Kapet në Tiranë i shumëkërkuari nga drejtësia italiane, Ilir Paja. Policia e Shtetit njofton zyrtarisht se ka finalizuar operacionin e koduar “Dangerous” për kapjen e një personi shumë të kërkuar për krime kundër personit.

Operacioni nga Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë. Kapet e vihet në pranga 49-vjeçari nga Tirana, i shumëkërkuar në Itali për vrasje të punonjësve të Policisë.

Në foto: ILIR PAJA
Në foto: ILIR PAJA

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Njësia Speciale “Fast Albania”, bazuar dhe në inteligjencën informative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dangerous”.

Kush është Ilir Paja, ‘UFO’ i arratisur dy herë nga burgjet italiane/ Iu fal liria nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha!

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i shtetasit Ilir Paja, 49 vjec, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet Italiane pasi Gjykata e Apelit Milano/Itali, e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.

Lokalizimi dhe kapja e 49-vjeçarit u bë në Laprakë nga Njësia Speciale “Fast Albania”, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë vijon punën për plotësimin e dokumentacionit me qëllim ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Italisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit