Pas rastit makabër që ndodhi në Pejë, ku infermierja shfaqet në një video duke dhunuar të moshuarën, Gjakova ka organizuar një protestë ditën e nesërme.
Protesta është thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” në Gjakovë, ndërsa thuhet se protesta do të mbahet në mbrojtje të së moshuarës, e cila është nëna e dëshmorit Taulant Nura.
Reagon babai i infermieres që dhunoi të moshuarën: Ju kërkojmë falje…
“Krejt bashke te premten ne ora 12:00 tek lapidari Shokët e Lirisë. Të parandalojmë torturat ne shtëpitë e pëlqeve, ti gjendemi ne krah nenës Minire, nenës se dëshmorit Taulant Nura, i vrare ne Betejen e Çabratit me 7 Maj 1999. Nenat e dëshmoreve janë nenat tona”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se për rastin tashmë janë arrestuar tre infermiere.