-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Scholz: Të normalizohen raportet Kosovë – Serbi

Kryesoret

Ka nisur samiti i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz. Paraprakisht ky i fundit ka mirëpritur kryeministrin Albin Kurti dhe pjesëmarrësit e tjerë.

Me këtë rast kancelari gjerman, i cili është edhe drejtues i këtij samiti, Olaf Scholz, ka bërë thirrje që të kryhet normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, kancelari gjerman tha se Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj.

“Gjatë vitit tim të parë si kancelar i Gjermanisë kam pasur mundësinë të flas me shumë nga ju për sfidat e rënda që e ballafaqojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këto sfida janë të përbashkëta, sepse stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të ndahet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës si tërësi.

Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj. Ju gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkisni Evropës së lirë dhe anëtarësimi juaj në BE është në interesin tonë”, ka theksuar Scholzi në hapje të këtij samiti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit