-sidi education-spot_img
29.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbrojtja e Zvërnecit nxit protesta në disa vende të Evropës

Kryesoret

Qytetarët dhe aktivistët e mjedisit po organizojnë protesta masive kundër projektit të dyshuar në zonat bregdetare dhe ishullore të Zvërnecit dhe Sazanit. Nën sloganin “Nuk kemi Tokë PËR TË SHITUR”, tubimet do të zhvillohen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në qytete të ndryshme të Evropës dhe Amerikës së Veriut, duke kërkuar mbrojtjen e ekosistemit dhe transparencë të plotë për pronat publike dhe private.

Sipas kalendarit të publikuar:

-Tiranë (3 Qershor): Tubimi nis në orën 18:00 te Sheshi Skënderbej, nga ku qytetarët do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

-Durrës (3 Qershor): Në orën 16:00, përballë Bashkisë dhe përballë Pallatit të Kulturës.

-Organizatorët njoftojnë se për datat 4 dhe 5 Qershor, orari dhe vendi për Tiranën do të konfirmohen dhe do të publikohen një ditë përpara.

Protestat më 5 Qershor (Në Shqipëri dhe Diasporë)

-Korçë: Ora 18:00, Tek Pedonalja.

-Berlin (Gjermani): Ora 18:30, mbledhja bëhet tek Ambasada Shqiptare (Friedrichstr. 231, 10969 Berlin).

-Mynih (Gjermani): Ora 18:30, tek Konsullata Shqiptare (Albert-Schëeitzer-Strasse 62, 81735 München).

-Stockholm (Suedi): Ora 18:00-20:00, pritet konfirmimi nga Policia, por mund të jetë përballë Parlamentit (Mynttorget).

E shtuna e 6 qershorit shënon një kulm tjetër të protestave, ku epiqendra zhvendoset pranë zonës së prekur:

-Vlorë: Ora 11:00, Hidrovor, Akërni.

-Milano (Itali): Ora 10:00-13:00, Vendi: Piazza Mercanti.

-Firenze (Itali): Ora 10:30, Vendi: Piazza della Signoria.

-Londër (Mbretëri e Bashkuar): Ora 11:00, Para Ambasadës Shqiptare.

-New York (SHBA): Ora 14:00, pranë Konsullatës Shqiptare (Albanian Consulate in New York, 320 E 79th St, New York, NY 10075).

-Toronto (Kanada): Ora 18:00, Vendi: Sankofa Square.

Kalendari i protestave shtrihet edhe në javën pasardhëse:

-Bruksel (Belgjikë) – 7 Qershor: Ora 11:00, përpara Parlamentit Europian.

-Bologna (Itali) – 7 Qershor: Ora 18:00, Vendi: Piazza Mercanti.

-Shkup (Maqedoni e Veriut) – 8 Qershor: Ora 16:30, Para Ambasadës së Shqipërisë (Rr. Slavej Planina 2).

-New York (SHBA) – 15 Qershor: Një tjetër tubim në orën 11:00, para Ambasadës Shqiptare (320 E 79th St, New York, NY 10075).

Aktivistët paralajmërojnë se kjo hartë e protestave vijon të përditësohet me qytete të tjera, ndërsa kërkesa mbetet e prerë: mbrojtja e ekosistemit dhe transparenca e plotë për pronat publike dhe private në Zvërnec e Sazan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit