Për gjashtë persona, të cilët falsifikuan monedhat në Elbasan, është kërkuar dënimi me 39 vite burg në total nga prokuroria. Ata kanë shpërndarë prerje 5000 falëse po në qytetin e Elbasanit.
Hetim i këtij procedimi u krye me metoda speciale dhe u survejua dhe me agjent të infiltruar, i cili në disa episode bleu kartëmonedhat nga të pandehurit. Më pas u krye arrestimi në flagrancë dhe sekuestrimi i një numri të konsiderueshëm kartëmonedhash.
Në përfundim të gjykimit të procedimit penal Nr.266, viti 2021 nga organi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka kërkuar që K.B., J.H., D.K., F.K., N.L., A.L., të dënohen me nga 6 vite burg secili dhe mbi ta rëndon akuza e “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”.
Po ashtu për A.L., është kërkuar dhe 3 vite burg për transportim emigrantësh të paligjshëm.