375 kg kanabis është sekuestruar mëngjesin e sotëm në kufirin greko-shqiptar.
Lënda narkotike që u bllokua në Janinë sipas mediave greke ishte nisur nga Shqipëria drejt vendit fqinj.
Dy persona janë arrestuar. Njëri prej tyre është shqiptar. Droga po transportohej me një furgon të vjedhur.