Parku i Dragobisë, është përfshirë nga zjarri prej disa ditësh. Erërat dhe kushtet e vështira kanë bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Mësohet se vatra është vënë në kontroll, ndërsa 20 punonjës pyjores dhe zjarrfikëses po punojnë për shuarjen totale të flakëve.
Ende në Parkun Kombëtar të Dragobisë vijon të jetë aktive vatra e zjarrit, ndërsa për shuarjen e saj janë angazhuar 6 punonjës nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura.