-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania-Kinës: Binde Putinin ti jap fund luftës

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz, i ka kërkuar  Kinës që të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë për të ndaluar luftën në Ukrainë.

Scholz ka thënë se të dyja vendet janë pajtuar se kërcënimet nukleare të Rusisë ishin të papërgjegjshme dhe shumë të rrezikshme.

Presidenti kinez ka refuzuar që të dënojë pushtimin nga presidenti rus, Vladimir Putin, raporton BBC.

Por, ai tha se komuniteti global duhet të mbështesë ofertat për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore dhe të kundërshtojë përdorimin apo kërcënimin e armëve bërthamore, siç thanë raportimet kineze.

Udhëtimi ka ngjallë shqetësim në Gjermani dhe gjetkë në Europë, pasi lideri kinez kohët e fundit çimentoi kontrollin e tij në pushtet.

Vizita e zotit Scholz në Kinë është e shkurtër, vetëm 11 orë.

Ai është lideri i parë perëndimor që udhëton në Pekin që nga pandemia globale dhe i pari që takoi Presidentin Xi që kur ai forcoi kontrollin e tij në pushtet në Kongresin Kombëtar të Partisë Komuniste muajin e kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit