Fatjon Kordhaku, i shpalluri në kërkim është arrestuar nga Policia e Lezhës. Kordhaku është i dënuar nga gjykata për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë”.
“Strukturat operacionale të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e DVP Tiranë, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar dhe kapur në Lezhë, shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar: F. K. (P)., 29 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2021, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë”.
I ndaluari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.