-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama takim me të rinjtë në Tropojë: Teknologjia ju jep mundësi punësimi

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me të rinj dhe të reja në Tropojë foli për mirëmbajtjen e aktiviteteve jashtë shkollës në qytetin e tyre, si dhe mundësinë që po jep fusha e teknologjisë në punësim.

Ku theksoi se qeveria do të investojë masivisht tek të rinjtë që i dedikohen teknologjisë.

“Ne duam të financojmë masivisht të rinjtë që i dedikohen teknologjisë. Është një gjuhë që i jep të rinjve mundësi të punësohet në çdo vend të botës. Pra mund të tregosh aftësitë e tuaja në të gjitha kontinentet duke marrë paga më të larta se sa këtu. Shkollat do t’i shfrytëzojmë për të bërë pasdite kurse për arte, zeje dhe për teknologjinë”, tha Rama.

Rama nuk nguroi të përmendte edhe njëherë tjetër largimin masiv që po ndodh në Shqipëri. Duke theksuar se edhe Tropoja, edhe Shqipëria ka mundësi punësimi.

“Jam i bindur që jeni në një dilemë të rrimë apo të ikim. Patjetër që është e drejta juaj, nuk ju fajësoj. I kuptoj të gjithë ata që duan të marrin forcat. Por vështirësitë nuk janë aspak të vogla. Në intervistën që dhashë në BBC, të cilët ata e kishin prerë. Pas luftës së 2 Botërore britanikët patën një 20 vjeçar të mirë emigrimi për në Australi. Po Tropoja ka ndryshuar, shoh se tashmë ka jetë dhe ka shpresë”, vijoi më tej kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit