Në orët e para të ditës së sotme, një termet i fortë ka goditur provicnën e Izmirit në Turqi.
Si pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur, dhe shume banesa të prishura.
Lëkundjet e forta shkaktuan rrëzimin e minares së një xhamie, shkruajnë mediat e huaja.
Tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën. Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD, tha se tërmeti me magnitudë 4.9 ishte me qendër në rrethin Buça të Izmirit dhe goditi në orën 3:29 të mëngjesit. Tërmeti u pasua nga disa pasgoditje dhe u ndje në zonat përreth.
“Të paktën tre persona u plagosën pasi u hodhën nga një lartësi teksa po përpiqeshin të largoheshin nga shtëpitë e tyre në panik”, shkruajti ministri i Brendshëm Süleyman Soylu në Twitter.