Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi ka zhvilluar një takim me aktivistë në Kaliforni. Zyrtarja amerikane gjatë këtij takimi kritikoi edhe presidentin amerikan Joe Biden, sa i përket garës për zgjedhjet.
Pelosi u shpreh po ashtu se përpjekjet e demokratëve nuk po synojnë vetëm fitoren e zgjedhjeve, por edhe forcimin e demokracisë demokratike në Amerikë, duke shtuar:
“Nuk ka dyshim që demokracia jonë është në fletëvotim”.
Ajo u ndal edhe tekk dhunimi i bashkëshortit të saj, Paul, nga grabitësit që iu futën në banesë. Nancy Pelosi u shpreh se sulmi i bashkëshortit të saj ka nxitur “frikë” dhe kjo po ndihet dhe nga sondazhet në Amerikë.
Për sa i përket shëndetit të bashkëshortit të saj ajo tha se është mirë. “Njerëzit më thonë çfarë mund të bëjmë që të ndihesh më mirë?” Unë u them: ‘Voto!’”, tha më tej Pelosi.