-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Bashkia e Vaut të Dejës 870 milionë lekë për karburant

Kryesoret

PD vijon denoncimin me akuza për korrupsion në Bashkinë e Vaut të Dejës. Deputeti Luçiano Boçi akuzoi se 870 milionë lekë nga kjo bashki kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve. Çdo abuzim, tha ai po denoncohet në SPAK.

“Seria e vjedhjeve në Bashkinë e Vaut të Dejës nuk ka të ndalur, dhe denoncimi vijon sot me abuzime qindra milionëshe. Nga selia e Partisë Demokratike bëjmë publik një abuzim prej 870 milion lekësh për blerje karburanti e lubrifikantësh.

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve të Bashkisë së Vaut të Dejës, është vetëm afera korruptive e radhës që denoncojmë sot para të gjithë shqiptarëve.

Ku kanë shkuar 870 milion lekë përveçse në xhepat ose serbatorët e makinave të bashkiakëve …

Sot, i bëj thirrje, administratës së kësaj bashkie, në mënyrë të veçantë, Anëtarëve të Njësisë së Prokurimeve, Komisioneve të vlerësimit të Ofertave, Komisioneve të monitorimit dhe marrjes në dorëzim të kontratave publike, që të distancohen nga çdo abuzim me taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës, pasi do të përballen me organet kompetente.

Partia Demokratike nuk do të ndalet së denoncuari çdo abuzim, çdo vjedhje që i bëhet taksave të banorëve nga individë apo sektorë të kësaj bashkie të mbytur në korrupsion.  Në ditët në vijim do kemi skandale të tjera të administratës së Bashkisë Vau i Dejës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit