Tragjedi në Itali. Sot në Foggia një helikopter A109, me 7 persona në bord, i cili u raportua i zhdukur është rrëzuar. Mediet italiane shkruajnë se asnjë nga personat në bord nuk ka mbijetuar. Mes viktimave edhe një fëmijë.
Kontakti i fundit i helikopterit me radarin ka qenë në zonën midis Apricena dhe San Severo në Gargano të poshtme, një zonë ku një stuhi ishte në zhvillim e sipër.
Në bord të helikopterit ishin 4 turistë sllovenë të gjithë anëtarë të së njëjtës familje.
Helikopteri ishte nisur në orën 9:20 nga Ishujt Tremiti dhe më pas kishte humbur gjurmët. Mbetjet e avionit u gjetën në një zonë rurale të Castelpagano di Apricena.