Policia e Tiranës ka arrestuar Xherxh Laçin, pasi për shkak të bindjeve radikale, bashkëshorten dhe fëmijët e mitur, prej më shumë se 6 vitesh, si dhe i dhunonte sistematikisht.
“Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4., bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ngujimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xherxh Laçi Ll., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
FOTO-“Përdorte thikat për t’i kërcënuar”, detaje të reja nga “thrilleri” i 5-majit
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.” thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krëhra automatiku.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.