-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO-“Përdorte thikat për t’i kërcënuar”, detaje të reja nga “thrilleri” i 5-majit

Kryesoret

Detaje të reja janë zbuluar për 52-vjeçarin Xherxh (Gjergj) Laçi, i cili për për shkak të bindjeve radikale, prej 6 vitesh mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur në shtëpi, të cilët i dhunonte në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas raportimeve kur policia ka mbërritur në banesën e familjes Laçi, mësohet se gruaja iu ka kërkuar të largohen pasi ishte e terrorizuar për atë që mund të ndodhte.

Më pas ka qenë ajo vetë që iu ka treguar armët e përdorura nga bashkëshorti dhe dhunën e pësuar për vite me radhë.

52-vjeçari përdorte thikat për t’i kërcënuar, teksa i dhunonte gruan dhe djemtë me thupra e rrip për të mos i lejuar të dilnin jashtë.

Ata jetonin në një shtëpi pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm dhe pa televizor në kushte të mjerueshme, teksa kryefamiljari që sipas policisë ishte me prirje radikale i kishte izoluar dhe nga drita e diellit, duke i mbyllur dritaret për të mos parë jashtë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit