-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 vendimet e para të Këlliçit në krye të Bashkisë së Tiranës: Do shkoj personalisht në SPAK të dorëzoj dosjen e inceneratorëve!

Kryesoret

Ndërkohë, i pyetur se cilat do të jenë tre vendimet e para të tij nëse votuesit e zgjedhin atë në krye të Bashkisë së Tiranës, kandidati tjetër demokrat, Belind Këlliçi u shpreh se, së pari ai do të bëjë transparencë mbi gjithçka është bërë deri më sot në këtë institucion, të gjitha vendimet e firmosura dhe të ndërmarra.

Sipas Këlliçit, ai sapo të marrë detyrën, do të mbledhë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, do përgatisë dosjen me provat përkatëse dhe si kryetar i Bashkisë, personalisht, do të shkojë në SPAK ta dorëzojë atë, përsa i përket çështjes së inceneratorëve.

Adriana Kalaja tregon se cilat do jenë tre vendimet e para që do të firmosë në krye të Bashkisë së Tiranës!

Më tej, ai tha në ‘5 Pyetjet’ se do rihapë hetimet për çështjen e vdekjes së Ardit Gjoklajt, do të bëjë një rishikim të plotë të planit urbanistik të qytetit dhe se do ti rikthejë qytetarëve të Tiranës, qytetin e tij, pasi sipas Këlliçit, Tirana ka vend për të gjithë, dhe se duhet të jetë një qytet që rrezaton shpresë për të ardhmen.

‘Në 100 ditët e para do të bëjmë transparencë të gjithçkaje është bërë në këtë institucion, cdo vendim i firmosur dhe i ndërmarrë. Unë do bëj gati dosjen e dokumenteve dhe si kryetar i Bashkisë do të shkojë personalisht në SPAK të dorëzoj dosjen për çështjen e inceneratorëve.

Inceneratorët/ Këlliçi në ‘5 Pyetjet’: SPAK të marrë Veliajn të pandehur, abuzimet e tij i kushtuan miliona euro kryeqytetasve!

Së dyti do të marr masa drastike për të ulur taksat në qytet, pasi sot qytetarët e Tiranës paguajnë taksa pa fund. Duhet një rishikim i plotë i planit urbanistik. Sot në Tiranë nuk ke trotuare, diku ke vazo lulesh, diku ke makina të parkuara, dikur ke lokale. Në tiranë sot nuk ke hapësira publike.

Pa dyshim që do rihapet çështja e Ardit Gjokljat. Ndërkohë, duhet të rishikohen projektet e Unazës së Madhe. Në Tiranë ka vend për të gjithë. Ky qytet sot nuk rrezaton shpresë për të ardhmen.’, tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit