-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasjet në veri të Kosovës, Nurellari për ‘5 Pyetjet’: Orkestrim i Vuçiç, të veprohet me maturi!

Kryesoret

Në pjesën e dytë të emisionit ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo është diskutuar për çështjen e përplasjeve më të fundit në veri të Kosovës, si pasojë e një vendimi të qeverisë Kurti për targat e automjeteve të Serbisë, kur shkelin territorin e Kosovës.

Duke folur në lidhje me këtë çështje, Ardi Nuellari është shprehur se ata janë në mbrojtje të interesit të Kosovës, ndërsa e ka konsideruar veprimin në veri si një orkestrim të Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, kjo çështje duhet të zgjidhet dhe duhet të veprohet me mençuri dhe jo me populizëm apo me ngarkesa emocionale, për të anashkaluar përshkallëzimin e situatës, për të kthyer funksionalitetin e plotë të shtetit në atë pjesë të territorit të Kosovës.

‘Ne mbrojmë interesin e Kosovës. Ne e konsiderojmë veprimin në veri një orkestrim të Vuçiç dhe jo diçka rastësore, apo spontane, ndaj ne do duam të veprohet me mençuri dhe jo me populizëm apo me ngarkesa emocionale për të anashkaluar përshkallëzimin, për të mundësuar kthimin e funksionalitetit të shtetit në atë pjesë të territorit të Kosovës dhe të krijojmë një partneritet me miqtë tanë ndërkombëtarë, në mënyrë  që këto çështje të mos shkojnë në këto spirale sigurie të përplasjes, por të gjenden zgjidhje paqësore.’, u shpreh në fjalën e tij Nurellari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit