Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për shkak të dhunës në familje. “Blutë” kanë njoftuar se tre personat kanë dhunuar bashkëshortet e tyre dhe njëri prej tyre ka dhunuar nën e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës e Krujë dhe të Postës së Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:
-M. Ç., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
-Xh. T., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
-A. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-P. H., 61 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.