-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri kosovar i Mbrojtjes viziton të moshuarën që u dhunua nga infermieret në Pejë!

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka vizituar sot të moshuarën, e cila ditë më u sulmua nga infermieret e qendrës për përkujdesje “Orenda”.

Mehaj ka thënë se sonte qëndroi në Gjakovë, për ta vizituar Minire Nurën, nënën e dëshmorit, Taulant Nura.

“Sonte ishim në Gjakovë, vizitë tek nëna Minire, e cila i dha kombit shqiptar djalin e saj, dëshmorin e lirisë, Taulant Nura.  Nënat e ushtarëve të UÇK-së, nënat tona janë më meritoret për lirinë e vendit. Janë ato që na edukuan, na rritën e gdhendën brenda nesh dashurinë për atdheun dhe kombin tonë. Ne ndjehemi borxhli ndaj shumë kujt, por borxhin më të madh ua kemi atyre”, shkruan Mehaj.

Ai shprehet po ashtu se kujdesi i familjes për nënën Minire nuk ka munguar asnjëherë.

“Ne nuk guxojmë t’ia lejojmë vetes e as pasardhësve tanë që t’i harrojmë ato, të harrojmë sakrificën dhe qëndresën e tyre, e aq më pak nuk guxojmë as të mendojmë të mos t’i respektojmë. Kjo nuk na falet, këtë nuk guxojmë ta falim. Kujdesi i familjes nuk ka munguar asnjëherë për nënën Minire.  Djali i saj, Taulanti iu bashkua UÇK-së qysh në moshën 17 vjeçare, ai nuk dallohej vetëm për nga mosha, por edhe për nga guximi i cili buronte thellë nga shpirti i tij. Nëna Minire, ia fali djalin e saj atdheut i cili ra dëshmor, por fitoi zemrat e gjithë shqiptarëve, gjithashtu djemtë e ushtrisë sonë janë të gjithë si të ishin djemtë e saj, të gjithë ne do t’i gjendemi pranë sa herë që ka nevojë.  Dëshmorët tanë nuk do t’i harrojmë asnjëherë, rrugës së tyre do të ecim gjithmonë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit