-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asnjë humbje jete dhe 13 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën me Covid-19 në vend.

Nga 628 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person dhe 38 pacientë të shëruar.

Njoftimi i MSH: 8 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Shijak, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Këlcyrë, Tepelenë, Elbasan

Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,167 që nga fillimi i epidemisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit