-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e vrau në pyll? Flet vëllai i shqiptarit: Greku, sharra dhe celulari

Kryesoret

Ylli Mere 51-vjeç u gjet i pajetë dy ditë më parë në Greqi. Ai ishte denoncuar i zhdukur prej më shumë se një jave, por policia e gjeti pajetë. Policia greke arrestoi pronarin grek ku punonte shqiptari bashkë me djalin e tij.

Vëllai i Ylli Merës, trupi i të cilit u gjet i pajetë në një zonë malorë në Greqi, ka folur për mediat greke në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ai ka thënë se ende nuk kanë informacion zyrtar se çfarë ka ndodhur.

“Vëllain e gjetën të vdekur në mal, kishte shkuar atje me një grek, ndoshta për të prerë dru, ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por kemi dëgjuar që i është prerë këmba, aty kanë gjetur edhe sharrën elektrike.

Kanë punuar bashkë me njeriun që ka shkuar në mal, por nuk di gjë më shumë, në Greqi jam vetëm unë, më vjen shumë keq për këtë ngjarje tragjike që ka ndodhur në familjen tonë, presim të mësojmë më shumë.

Nga policia që po vijon hetimet” tha ai. Pronar grek 59-vjeç pas ngjarjes ka marrë me vete celularin e viktimës dhe e ka hedhur në asfalt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit