Një aksion i ndërmarr nga Policia shqiptare dhe ajo spanjolle kundër mashtrimit në call center-a ka zbarkuar dhe në Tiranës, pas arrestimeve në Vlorë dhe sekuestrimeve në Elbasan.
Forcat RENEA dhe policia spanjolle kanë bërë kontrolle në një godinë në “Komunën e Parisit” në Tiranë, kontrolle janë bërë edhe në zonën e Liqenit të Thatë.
Disa persona janë shpallur në kërkim. Hetuesit spanjollë kanë zhvilluar takime me prokurorët e SPAK në kuadër të operacionit të tyre në vendin tonë.